Gjatë dekadave të fundit, besimi i konsumatorit në cilësinë e ushqimit është zvogëluar në mënyrë drastike, kryesisht për shkak të rritjes së vetëdijes ekologjike dhe shtimit te problemeve ushqimore. Konsumatorët filluan të kërkonin ushqime më të sigurta dhe më të kontrolluara, të prodhuara në një sistem më miqësor ndaj mjedisit.
Ushqimet e prodhuara në mënyrë organike përmbajnë më pak nitratë dhe me pak mbetje të pesticideve sesa ato konvencionale. Ato përmbajnë, si rregull, më shumë vitaminë C, komponime fenolike, aminoacide të vlefshme dhe sheqerna totale; pasi niveli i karotenoideve është shpesh më i lartë në produktet bimore konvencionale. Ushqimet organike përmbajnë shpesh më shumë përbërje minerale dhe ata zakonisht kanë cilësi më të mirë shijimi dhe ruajtjeje.
Bio Trade Albania mundeson kontrolle te vazhdueshme mbi cilesine e produkteve nepermjet disa hapave: